Ndahet medalje presidenciale për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të FSK-së

 

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, për nder të 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka ndarë Medalja Presidenciale Ushtarake për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për kontributin e tyre në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Ky Njësit, për vite me radhë është shquar me punën e tij në misione të ndryshme të kërkim-shpëtimit, brenda dhe jashtë vendit. “, thuhet në njoftimin e presidences.

Bëhet e ditur se  ceremonia e ndarjes së Medaljeve Presidenciale do të organizohet në ditët në vijim./21Media

Back to top button