Kamenica në mbështetje të fëmijëve të porsalindur

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se ka marrë vendim për subvencionimin e fëmijëve të porsalindur.
Rahimaj në një postim në Facebook, ka thënë se çështjet si kjo po ia shtojnë vullnetin për punë.

“Posa u nënshkruan vendimet për lejimin pagesave për subvencionimin e fëmijëve të porsalindur. Fluksi i madh i punëve na bën që çdo ditë ta tejkalojmë orarin e punës, por çështjet si kjo na e shtojnë vullnetin dhe përmbyllin ditën në mënyrën më të mirë”, ka shkruar Rahimaj në Facebook./21Media
Back to top button