Kamera nëpër uniformat e policëve

 

Policia e Kosovës po planifikon vendosjen e kamerave të trupit për punonjësit policorë. Kështu bëri të ditur sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Kjo sipas tij, më qellim që të mundësohet një qasje më profesionale, ngritje të transparencës dhe një menaxhim sa më efikas.

Menaxhmenti i PK-së është duke realizuar edhe projektin e vendosjes së kamerave në të gjitha rajonet, stacionet policore, i cili sipas planifikimeve pritet të përfundojë brenda këtij viti.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti i shoqëruar nga drejtori i Departamentit për Operacione, Gazmend Hoxha dhe drejtori i Divizionit për Standarde Profesionale,  Izet Azizi, realizuan një vizitë zyrtare në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës, për të diskutuar rreth rasteve të fundit që kanë të bëjnë me sjelljet e zyrtarëve policorë, me disiplinën dhe përdorimin e forcës.

Drejtori Mehmeti, në këtë vizitë pune, në të cilin ishin prezent menaxhmenti i Drejtorisë Rajonale Gjakovë, komandantët e stacioneve dhe epror të profileve të ndryshme, i njoftoi mbi qëllimin e vizitës e cila kishte të bëjë me ngritjen e disiplinës, integritetit dhe imazhit policor, andaj kërkoi që:

  • Të ngritët përgjegjësia në menaxhim dhe mbikëqyrje nga eprorët e të gjitha niveleve,
    • Me qëllim të ngritjes së nivelit të mbikëqyrjes do të bëhen hetime dhe inspektime në të gjitha nivelet,
    • Të realizohen trajnime shtesë në fusha të ndryshme, komunikimit, disiplinës, taktikave mbrojtëse, përdorimit të forcës etj.
    • Të bëhet ricertifikimi, këshillimi dhe rishikimi i procedurave të angazhimeve policore në fushën e përdorimit të forcës.
    • Të raportohen dhe iniciohen të gjitha rastet, ku mund të ketë tejkalim të autorizimeve policore apo sjellje në kundërshtim me parimet dhe procedurat policore. /21Media
Back to top button