Në Kosovë nis dhënia e plazmës konvalescente

 

Klinika Infektive tashmë ka bërë edhe dhënien e plazmës konvalescente tek pacienti i parë. Gjatë dhënies, mjekët thonë se pacientët nuk kanë pasur efekte anësore dhe plazma është përballuar mirë.

Kështu ka njoftuar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Tutje ai ka thënë se në orët e pasdites trajtimit u janë nënshtruar edhe dy pacientë të tjerë, pranë Klinikës Infektive.

“Plazma konvalescente si terapi mbështetëse, do të ndihmojë të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë dhe do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar ditë më parë. Ky është tregues i suksesit të profesionistëve dhe shëndetësisë tonë”, ka thënë Zemaj.

Tutje, Zemaj ka thënë se jemi bërë shembull për rajonin, teksa ka falënderuar ekspertë dhe mantelbardhët./21Media

Klinika Infektive tashmë ka bërë edhe dhënien e plazmës konvalescente tek pacienti i parë. Gjatë dhënies, mjekët thonë…

Posted by Armend Zemaj on Friday, 5 February 2021

 

Back to top button