Kampionia e botës do të “fluturojë” për Kosovën

Garuesja në kërcime me ski, Sophie Sorschag, do të garojë për Kosovën tash e tutje. Këtë e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) të enjten mbrëma.
Sorschag 24-vjeçare është kampione e botës me Austrinë në konkurrencë ekipore për vitin 2021. Vitin e kaluar mori pjesë në Lojërat Olimpike në Pekin.
“Marrëveshja mes drejtuesve të Federatës Skitare të Kosovës, kryetarit Milaim Kelmendi e nënkryetarit Bujar Turjaka dhe ekipit të Sorschag, u arrit sot në Lubjanë të Sllovenisë”, ka njoftuar KOK-u./21Media

Back to top button