Kampionia e Europës Luiza Gega nderohet me Kordonin e madh me Yll të Mirënjohjes Publike

Kampionia e Europës në Atletikë Luiza Gega u nderua me Kordonin e madh me Yll të Mirënjohjes Publike nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë kësaj ceremonie Kryeministri Rama tha se me fitoren e saj të merituar Luiza i ka dhënë sportit dhe Shqipërisë, letra të reja fisnikërie, si dhe imazhin e një Shqipërie që ja del me kokën lart mes gjithë të tjerëve.

Në anën tjetër Luiza Gega tha se se ka pasur oferta për të përfaqësuar edhe shtete të tjera por i kishte refuzuar.
“Kam pasur dhe oferta për të përfaqësuar vende të tjera por e dua këtë vend dhe kam besuar fort se do të vijë një ditë që vendi jonë do të ndryshojë dhe jam krenare që ky ndryshim ka ndodhur. Kemi gjëra për të përmirësuar por kemi ecur.”, deklaroi Gega

Ajo shtoi se rruga e saj ishte shumë e vështirë por me këmbëngulje nuk ka hequr dorë.
“Nëse doja të prezantoja vendin duhej të punoja fort. Hapat që sot pas 12 vitesh më sollën këtu. Fillova të thyeja rekordet kombëtare, pastaj dominova Ballkanin, pastaj solla medaljen nga Lojërat Mesdhetare. Rrugëtimi nuk ka qenë kaq i suksesshëm. Ka pasur dhe vështirësitë, por vendosa të mos dorëzohesha.”, tha Luiza Gega.

Luiza Gega u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa në kampionatin Europian të Atletikës në Mynih, Gjermani./21Media

Back to top button