Kanabisi lulëzon në Podujevë

 

Policia ka bërë të ditur se dje në Podujevë pas pranimit të një informate për bimë të të dyshuar narkotike, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur 57 copë bimë narkotike të llojit kanabis.

”Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës dhe njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar 57 copë bimë narkotike të llojit kanabis, të madhësive të ndryshme 10-60 cm gjatësi”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./21Media

Back to top button