Policia konfiskon 70 lopë në Ferizaj

 

Policia ka bërë të ditur se dje në fshatin Gerlicë të Ferizajt, njësitë policore pas pranimit të informatës për vendndodhjen e 70 krerë gjedhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

”Ngjarja ka ndodhur në mesditë dhe lidhur me rastin është informuar AUV-i, Dogana e Kosovës dhe prokurori i cili ka urdhëruar që gjedhët të konfiskohen”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Njësitet policore janë duke u marrë me rastin./21Media

Back to top button