Kancelari Scholz vazhdon udhëtimin në Shkup dhe Sofje

Vizita e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Ballkan vazhdon të shtunën me qëndrimin në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari. Kjo vizitë ka rëndësi, por edhe potenciali i zhgënjimit është i madh, thotë eksperti Gerald Knaus.

Në qendër të bisedimeve të shtunën qëndron grindja mes Shkupit dhe Sofjes që pengon hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bullgaria e pengon prej vitesh këtë duke ngritur pretendime historike.
Ditën e parë të udhëtimit, Scholz apeloi në Prishtinë dhe Beograd për përshpejtimin e reformave që iniciojnë procesin e anëtarësimit. Kancelari gjerman kërkoi nga Serbia t’iu bashkangjitet sanksioneve të BE.
Vizita e kancelarit gjerman gjen jehonë edhe në mediat gjermane.
Gazeta “Straubiger Tagblatt/Landshuter Zeitung” shkruan se Olaf Scholz ka të drejtë, kur do të mbajë gjallë perspektivën europiane në BE.
Presidenti francez, Emmanuel Macron së fundmi dha idenë sërish e një bashkësie të zgjeruar politike në krah të BE. Një projekt i tillë do të ishte më i ndershëm se sa premtimet boshe që u bëhen vendeve të Ballkanit.
”Kurse “tagesschau” nënvizon, se kancelari gjerman kërkon të nxisë përpara me “ambicie dhe temp” anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por në vizitën e tij në Serbi ai u ndesh me një arsenal problemesh./tv21
Back to top button