Ukraina raporton edhe për 24 fëmijë të vrarë në Mariupol

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka mësuar për vdekjen e 24 fëmijëve të tjerë në Mariupol.
Në një deklaratë në aplikacionin në Telegram, zyra shkroi “Gjatë regjistrimit të veprave penale, është bërë e ditur se 24 fëmijë të tjerë kanë vdekur në Mariupol të rajonit të Donetsk, si rezultat i granatimeve pa kriter nga ushtria ruse”.
Në total, të paktën 287 fëmijë kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt dhe më shumë se 492 janë plagosur.
Para luftës, Mariupol kishte një popullsi prej rreth 400,000, por kjo ra në mënyrë dramatike në më pak se një të katërtën e popullsisë fillestare pas fillimit të luftës./21Media

Back to top button