Kandidatët e VV-së për deputetë nga Podujeva

 

 

Fitim Haziri, Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu, janë kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë nga Podujeva.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

“Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë, sot e ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme për të zgjedhur kandidatët për deputetë nga Qendra e Besianës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 14 shkurt. Anëtarët e Këshillit të Qendrës në një proces tranparent e demokratik, kanë votuar për të zgjedhur kandidatët për deputetë dhe tre kandidatët më të votuarit nga ky proces janë: Fitim Haziri, Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu. Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë, me shumicë votash zgjodhi edhe kryesusin e Grupit të Asambleistëve në Besianë, z.Florent Hasani”, thuhet në njoftim.

Back to top button