Kandidatit të Vetëvendosjes i shqyhen posterët

Kandidati i VV-së njofton për konferencë urgjente

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes nga Skënderaj Veton Seferi bën të ditur se i janë shqyer posterët në Skënderaj.

Në lidhje me këtë rast Seferi ka njoftuar se do të mbajë një konferencë urgjente në sheshin “Adem Jashari”.

“Posterat e vendosur që nga dita e parë e fillimit të fushatës, janë shqyer gjatë natës që shkoi”, thuhet në një njoftim për media.

Seferi ditë më parë posterët me fotografinë e tij e kishte vendosur në vend të fotografisë gjigante të kryetarit të Skënderajt Sami Lushtaku i cili aktualisht gjendet në burg.

Back to top button