Kaloni te përmbajtja kryesore

Kandidimi i hoxhës Osman Musliu për deputet, BIK: Vendimi për masa i takon Kryesisë

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) për RTV21 është deklaruar lidhur me kandidaturën për deputet e hoxhës Osman Musliu në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Zyrtari nga BIK Ramadna Shkodra ka konfirmuar se udhëzimi që ndalon kandidimin e imamëve në lista politike vazhdon të mbetet në fuqi, ndërsa çdo vendim eventual për masa ndaj hoxhës Osman Musliu do të jetë kompetencë e Kryesisë së BIK-ut.

”Udhëzimi është në fuqi. A do të merren masa, është kompetencë e Kryesisë. Kur të mblidhet Kryesia, del me qëndrim”, tha Shkodra për RTV21.

RTV21 kishte pyetur BIK-un nëse hoxha Osman Musliu është pjesë e këtij institucioni dhe nëse ndaj tij do të ketë masa disiplinore, duke iu referuar një vërejtjeje të vitit 2025 ku thuhet se ndalohet “Të qenët kandidat në ndonjë nga listat e partive politike për pozita të caktuara në nivel lokal ose qendror”./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button