Kandiq: Kosova kundër Speciales pasi nuk kishte drejtësi për 7 mijë civil të vrarë

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq ka deklaruar se opinioni në Kosovë është kundër Gjykatës Speciale, sepse nuk e sheh se është arritur drejtësi për 10 mijë të vrarët apo 7 mijë civilet shqiptarë, dhe se tani komandantët kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po gjykohen.

Kandiq ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare se ka bërë një gabim të madh, pasi nuk ka pasur një strategji se cka duhet bërë pas mbylljes së Tribunat të Hagës në vitin 2017. Sipas saj, qasja e BE-së, se shtetet në territorin e ish-Jugosllavisë, institucionet gjyqësore, do të marrin juridiksionin e Gjykatës së Hagës dhe do të gjykojë ashtu siç ka gjykuar Tribunali i Hagës, ishte gabim pasi në fakt assesi nuk është bërë.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të pranohen viktimat dhe nuk ia vlen që një komunitet, që këtu në Serbi, institucionet zyrtare të njohin çdo ditë e më shumë dhe gjithnjë e më intensivisht, të gjitha viktimat, nuk e di se sa herë, dhe vetëm viktimat serbe, nëse këtë njohje nuk e marrin viktimat tjera, në fakt viktimat e forcave të armatosura serbe. Po, po, kjo çështje mes Serbisë dhe Kosovës është shumë e rëndësishme për Serbinë, por pa ndonjë strategji të vërtet për pajtim apo kur është fjala për të zhdukurit, pa të them bisedime se pse tani vetëm të zhdukurit, pse nuk ka gjykime, shikoni dje ka filluar pardje gjyqi para Dhomave të Specializuara të Kosovës, ai gjyq dhe ajo gjykatë nuk pranohet në Kosovë, opinioni është kundër, sepse nuk e sheh se është arritur drejtësi për 10 mijë të vrarët apo 7 mijë civilet shqiptarë, dhe tani komandantët kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po gjykohen”, tha ajo.

Kandiq shtoi seorganizatat e shoqërisë civile, sot janë në një situatë për të vënë në dyshim në mënyrë kritike nëse duhet të jenë kundër gjykimit në mungesë apo ta pranojnë atë si një mënyrë të pashmangshme në shoqëri të tillë si Serbia dhe vendet fqinje ku nuk ka vullnet politik dhe nuk ka asnjë institucion të pavarur që do të merret në të vërtetë me gjykimet apo procedimin e krimeve të luftës.

Back to top button