Kanos përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dyshuari nga Prishtina

Një grua është kanosur në Prishtinë, përmes një mesazhi në rrjete sociale.

Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 26.11.2024 – 11:00. Është raportuar se përmes një mesazhi në rrjete sociale i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button