Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë, gjendet personi në rrugë
Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur të martën në Fushë Kosovë.
Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se viktima pas dhënies së ndihmës së parë është dërguar në QKMF.
Ndërsa mee vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.
“Fushë Kosovë 26.11.2024 – 20:48. Lidhur me rastin personi i cili ishte hasur në rrugë, pas dhënies së ndihmës së parë është dërguar në QKMF. Pasi i është bërë kontrolli nga mjeku personi në fjalë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /21Media