Temperatura rekorde në Japoni, borë në Kaliforni

Teket e motit

Gjithsej 596 persona janë pranuar nëpër spitale në Japoni gjatë ditëve të kaluara, si pasojë e temperaturave tejet të larta dhe kushteve të pafavorshme atmosferike gjatë stinorit të reshjeve të shiut në këtë vend, ka kumtuar sot shërbimi i zjarrfikësve i Japonisë.

Javën e kaluar, si pasojë e temperaturave tejet të larta, në Japoni ndihmë mjekësore kanë kërkuar mbi 1 mijë persona.

Stinori i reshjeve të shiut në Japoni fillon në fillim të qershorit dhe zgjatë deri nga mesi i korrikut, shkruan rtv21.tv

Ndërkohë, një stuhi e pazakonshme e borës për ketë periudhë të shiut ka sjellë reshje të borës në malin Siera Leone, në shtetin amerikan, Kaliforni, gjë që i mundësoi adhuruesve të sporteve dimërore që të shijojnë skijimin në mes të verës.

Në nivelet më të larta të malit pati 10 centimetra borë, gjë që gëzoi pa masë adhuruesit e sporteve dimërore.

Një zëdhënës i pushimores theksoi se është ky një rast i pazakonshëm dhe i veçantë dhe qartësoi se pushimorja do të mbahet e hapur përderisa të ketë borë./21Media

Back to top button