Kanoset Prokurori Disiplinor i OAK-së

Oda e Avokatëve të Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën ajo dënon kërcënimin e Prokurorit Disiplinor të Odës së Avokatëve të Kosovës, Rexhep Veseli.

Në reagim, OAK thotë se prokurori Veseli është kërcënuar nga avokati Nasuf Hasani, që mban pozitën e Kryetarit të Degës Regjionale në Prishtinë, i cili kishte dërguar një e-mail me kërcënime serioze mbrëmë pas mesnatës, kërcënim që ka të bëjë me punën dhe detyrat zyrtare të Zyrës së Prokurorit Disiplinor.

“Oda e Avokatëve të Kosovës, dënon ashpër kërcënimet dhe kanosjet e kryetarit të Degës së Prishtinës, në drejtim të Prokurorit Disiplinor dhe se veprime të tilla janë të pa pranueshme e që dëmtojnë prestigjin e avokatit dhe Odës së Avokatëve të Kosovës”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.

OAK gjithashtu njoftoi se rasti është lajmëruar në Policinë e Kosovës, si dhe kërkon nga organet kompetente ta trajtojnë rastin dhe të ndërmarrin të gjitha masat konform ligjit.

Back to top button