Lajçak takohet me shefen e diplomacisë Finlandeze, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka pritur në takim shefen e diplomacisë Finlandeze, Elina Valtonen, ka bërë të ditur përmes një postimi në platformën X.

Ai ka thënë se në këtë takim është diskutuar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor.

“E mirëpres mundësinë e djeshme për të diskutuar rreth dialogut për ta bërë realitet perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajqak.

Derisa e ka falënderuar edhe shefen e diplomacisë francese, Valtonen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për këtë çështje./21Media

Back to top button