Kanosi bashkëshorten se do ta vras bashkë me familje, paraburgim ndaj të dyshuarit

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit H.K pasi që i njëjti dyshohet se e ka kryer veprën penale ”kanosja”.
”I pandehuri më 1 dhjetor 2021, në fshatin Davidovc, Komuna Shtime, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, përmes telefonit ka kanosur seriozisht me fjalë se do ta privoj nga jeta të dëmtuarën bashkëshorten e tij B.K dhe familjen e saj, ku për të njëjtin rasti është hapur dhunë në familje ndaj të dëmtuarës nga i pandehuri, kjo kanosje i ka shkaktuar shqetësim, frik dhe pasiguri të dëmtuarës dhe familjes së saj”, bëhet e ditur në komunikatë.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media

Back to top button