Babai shpallet fajtor për vrasjen e djalit të tij 6 vjeçar

Një rast i hapur në Gjykatë në Coventry – Angli, afro një vit më parë ka përfunduar, ku Thomas Hughes dhe partnerja e tij, Emma Tustin u shpallën fajtor për vrasjen e djalit të Thomas, 6 vjeçarin Arthur Labinjo Hughes.
Me javë të tëra në Gjykatë u dëgjuan prova rrënqethëse, duke përfshirë mënyrën sesi Arthurin e ushqenin me forcë me ushqime të mbushura me kripë, e mbanin të izoluar në shtëpi, i uritur, i dehidratuar dhe i rrahur në mënyrë rutinore.
Ndërkaq, nëna e vogëlushit të ndjerë është burgusor për vrasjen e partnerit të saj të ri, e Arthur ishte në “kujdesin” e njerkës.
Gjatë dëgjimit të videove që u përdorën si prova kundër të dyshuarve për vrasje, Prokurori i rastit, Jonas Hankin tha se ishte e qartë nga toni se si Emma i jepte urdhër të ndjerit, se ajo ishte e kënaqur të qenit mizore ndaj tij.
Tustin pavarësisht se vazhdimisht mohoi akuzat, ajo dhe Thomas u shpallën fajtorë për vrasje./21Media

Back to top button