Sonte pritet që njësia e Bllokut A4 të filloj fazën startuese për punë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) sonte pritet ta vë në punë Bllokun A4.
Lajmin e ka bërë të ditur komuna e Obiliqit që i referohet kësaj koorporate, ku thuhet se kjo po bëhet pas një remonti 7-mujor.
”Për shkak të procesit teknologjik të punës që bëhet në Termocentralin “Kosova-A”, herë pas here mund të ketë edhe probleme teknike. Pas remontit 7 mujor, njësia e Bllokut A4 sot me dt. 03.12.2021 në interval kohorë nga ora 20:00 e tutje sipas planifikimit do të filloj me fazën startuese për punë”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim theksohet se gjatë startimit të kësaj njësie dhe provave që do bëhen deri në stabilizimin e njësisë, do të krijohet zhurmë, gazra dhe tym, e cila është pjesë e procesit teknologjik të punës, ky proces mund të vazhdoj 4 deri në 5 ditë. OPrandaj, lidhur me këtë dukuri zhurma që do të krijohet nuk paraqet ndonjë rrezik për rrethinën, por është pjesë e procesit të punës dhe ajo do të tejkalohet pas normalizimit të njësisë për punë./21Media

Back to top button