Sekuestrohen armë dhe municione në Obiliq

 

Policia e Kosovës sot në orët e hershme ka zhvilluar një operacion bastisjeje në fshatin Sibovc të Komunës së Obiliqit, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK47, nëntë karikator të armës automatike AK47, dy pushkë gjuetie, një revole të tipit Beretta, të kalibrit 9 mm, si dhe pesëdhjetepesë copë fishek të kalibrave të ndryshëm.

Ndërkaq ndaj të dyshuarit H. K, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

“Sigurojmë qytetarët se strukturat policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në kuadër të veprimtarisë së tyre për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në to”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button