Kapen 3 palestinezë, ishin fshehur te goma rezervë e një kamioni

Policia Kufitare e Kosovës sot rreth orës 13:00, në Hanin e Elezit, në linjën hyrëse në terminalin doganor, ka identifikuar tre shtetas të Palestinës, të cilët po tentonin të hynin ilegalisht në Kosovë.
Ata janë gjetur të fshehur nën rimorkio te konstrukti i karrocerisë te goma rezervë në një kamion me targa të Turqisë.
Fillimisht tre palestinezët janë nxjerrë nga vendi ku ishin fshehur dhe për shkak të gjendjes shëndetësore menjëherë iu është ofruar ndihmë mjekësore.
Policia ka njoftuar se pas ofrimit të ndihmës së parë këtyre personave nga ekipet kompetente mjekësore janë kryer procedurat tjera dhe me rastin janë marrë njësiti i hetimeve dhe ai për migrim./21Media

Back to top button