Kapen cigare të kontrabanduara në vlerë 12 mijë euro

Njësitet Antikontrabande në magjistralen Aeroport-Prishtinë, kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues të dyshimtë, ku janë gjetur cigare të kontrabanduara me vlerë prej 12,000.00 euro.
Sipas një njoftimi të Doganës, shmangiet nga detyrimet doganore llogaritet të jenë 63,756.00 euro.
“Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore ne Prishtine dhe pas intervistimit me Urdhër te Prokurorit Kujdestar dy te dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095./21Media

Back to top button