Kapen mallra të kontrabanduara nga Serbia në Kijevë dhe Lipjan

Oficerët doganor kanë gjetur marra të kontrabanduara nga Serbia në Kijevë dhe Lipjan.
“Në lokacionin e parë janë gjetur 550 Litra Vaj Ushqimor me origjinë nga Serbia, derisa në lokacionin e dytë janë gjetur rreth 800 Litra Pije Coca Cola me origjinë nga Serbia. Mallrat janë sekuestruar dhe rastet janë referuar në procedurë kundërvajtëse.”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Dogana po ashtu ka paralajmëruar se në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
“Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.”, thuhet në njoftim./21Media
 

Back to top button