Trajnim falas për pastrues të oxhaqeve

Qyteti i Shkupit realizon projektin “Oxhakpastrues për stufa të pastra dhe ajër të pastër në Shkup”, i cili financohet nga Ministria për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Republikës Federale të Gjermanisë dhe realizohet në bashkëpunim me qytetin e binjakëzuar të Nirnbergut, Republika Federale e Gjermanisë.
Për këtë qëllim, Qyteti i Shkupit shpalli thirrje publike për shprehjen e interesit për ndjekjen e mësimit dhe trajnimit falas për oxhakpastrues.
Personat e interesuar duhet të kenë përfunduar së paku arsimin e mesëm, dhe mund të aplikojnë me depozitimin e letrës për shprehjen e interesit, në të cilën detyrimisht duhet të shënojnë: Emrin dhe mbiemrin, datëlindjen, adresën e vendbanimit, numrin e telefonit dhe adresën e-mail.
Letrën me shprehjen e interesit mund ta depozitojnë nëpërmjet postës elektronike në adresën e mëposhtme – nakopa@skopje.gov.mk , ose në version të printuar (personalisht nëpërmjet arkivit ose me postë) pranë Qytetit të Shkupit, bul. Ilinden nr. 82, 1000 Shkup, me shënimin: Për ndjekjen e mësimit dhe trajnimit falas për oxhakpastrues në suazat e projektit “Oxhakpastrues për stufa të pastra dhe ajër të pastër në Shkup”.
Afati përfundimtar për depozitimin e letrës për shprehjen e interesit është 15.05.2022 deri në orën 15.00.
Thirrja publike me të gjitha kriteret dhe kushtet për aplikim është KËTU ./TV21

Back to top button