Kapet mall i kontrabanduar në vlerë rreth 18.000 euro

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka arrestuar një person i dyshuar i cili kishte të ngarkuar një automjet me mall të kontrabanduar në Viti, mallra përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.

“Me datën 13.11.2023 Njësia e Task Forcës – Lindje gjatë zbatimit të detyrave sipas autorizimeve policore për parandalimin, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar kryes të veprave penale, ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale R. T., tek i cili gjatë kontrollimit të mjetit janë gjetur të ngarkuara 43 paketa me mallra-suplemente (proteina) të llojeve të ndryshme me peshë rreth 210 kg, me vlerë sipas tregut rreth 18.000 euro, mall për të cilin nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e tij, i cili dyshohet se ishte kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga RMV-RKS.”m, thuhet në njoftimin e policisë.

Po asht bëhet e ditur se lidhur me rastin është kryer edhe kontrolli në një lokacion tjetër të dyshuar por nuk është gjetur sasi e mallrave tjera.

“Të gjitha veprimet rreth rastit janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli dhe automjeti janë dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë dhe rastitrajtohet tutje në procedurë të rregullt.”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button