Karambollazh te Santea, ka të lënduar

Ndeshje frontale në Prishtinë

Të paktën një person është lënduar nga një aksident zinxhiror në trafik në orët e para të së martës.

Një kalimtar rasti i ka dërguar RTV21 një xhirim ku shihen ekipet emergjente dhe policia duke transportuar të lënduarin me ambulancë për në spital.

Në këtë video dëshmi, shihen tri vetura të jenë aksidentuar, rreth orës 01h pas mesnate, në udhëkryqin mes bulevardit Bill Clinton dhe rrugës Robert Doll, te “Santea”.

Policia ende nuk ka bërë të ditur shkakun e aksidentit dhe nuk dihet nëse ka më shumë të lënduar. /21Media 

Back to top button