Karate: Shabani fiton medaljen e bronztë

1 min read

Sporti kosovar ka shënuar sot një tjetër sukses në garat ndërkombëtare. Karateisti Elhami Shabani ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë që po mbahet në Turqi. Në meçin vendimtar, ai mposhti kundërshtarin nga Bosnja e Hercegovina, Hamza Turulijan, për të marrë medaljen e bronztë në kategorinë deri në 75 kilogramë. Ky ishte suksesi më i madh në karrierën e karateistit Elhami Shabani./21Media