Kardiologu Bajraktari: Personat me probleme të zemrës të kenë kujdes nga lartësitë mbidetare

 

Pushimet e menjëhershme nga plazhi në bjeshkë shpesh shoqërohen me mite nëse është e këshillueshme nga ana mjekësore. Mirëpo, internisti dhe kardiologu Gani Bajraktari tha se kjo nuk paraqet asnjë problem.

Sigurisht, ai theksoi se nëse do të kishte ndryshim ambienti nga plazhi në bjeshkë të menjëhershëm do të ishte problem, por kjo është e pamundur pasi rruga nga njëra pikë në tjetrën të merr kohën e mjaftueshme për të stabilizuar organizmin.

Doktori Bajraktari tha se vetëm personat me probleme strukturale të zemrës duhet të konsultohen paraprakisht me mjekun nëse duhet të vijojnë pushimet në lartësi të madhe mbidetare.

“Kalimi nga një ambient i detit, në një ambient të bjeshkës, natyrisht po të ishte ai i përnjëhershëm brenda pak minutash do të kishte reperkusione, por përderisa deti dhe bjeshka kanë një lartësi, një distancë disa orëshe nuk mendoj se ka ndonjë efekt apsolit në organizmin e njeriut, pra sikur ai që vendos të shkojë menjëherë nga deti në bjeshkë brenda një dite ose brenda një jave, nuk besoj se ka ndonjë dallim, përveç se, ata pacientë të cilët kanë dëmtime strukturale të zemrës, të cilët kanë funksionin pompë të zemrës të zvogëluar, ata duhet të jenë të kujdesshëm nga lartësitë e mëdha mbidetare sepse janë disa mekanizma kompezatorë, prezencës së ajrit të rralluar në këto ambiente refleksive japin rrahje të shpejta të zemrës dhe kjo mund të ketë reperkusione në punën e zemrës. Pra duhet të jenë të kujdesshëm dhe të frekuentojnë këto ambiente me lartësi të mëdha mbidetare në konsultim me mjekun e tyre personal”, u shpreh Bajraktari.

Duke shpjeguar edhe me tej shqetësimet që mund të hasin personat me probleme të zemrës, Bajraktari deklaroi se në bjeshkë oksigjeni është më i rralluar dhe shkakton rrahje më të shpejta të zemrës që në mënyrë refleksive tentojnë ta kompensojnë punën e zemrës dhe ata që kanë dëmtime serioze të sëmundjes së zemrës mund të kenë edhe pasoja.

“Njerëzit e shëndetshëm të cilët nuk kanë patologji vaskulare nuk rekomandohet që të kenë ndonjë kujdes të veçantë në kalimin e kohës nëpër bjeshkët e Kosovës. Derisa pacientët me sëmundje të zemrës duhet të jenë relativisht të kujdesshëm sepse në lartësitë e mëdha mbidetare, jo në fshatrat e Kosovës se nuk kanë ndonjë lartësi ku me ditë sa, por në bjeshkët e Kosovës, ata duhet të kenë kujdes sepse oksigjeni në këto ambiente është më i rralluar dhe duke qenë oksigjeni më i rralluar, koncentrimi i oksigjenit më i vogël atëherë vjen deri tek rrahjet me të shpejta të zemrës që në mënyrë refleksive tentojnë ta kompensojnë punën e zemrës dhe ata që kanë dëmtime serioze të sëmundjes së zemrës mund të kenë edhe reprekrusione, pra gjithmonë lartësia mbidetare që një pacient me sëmundje të zemrës do ta kaloj një kohë, duhet të jetë në korelacion me dëmtimin e muskulit të zemrës. Sa më shumë të jetë muskuli i zemrës i dëmtuar, lartësia detare duhet të jetë më pak e madhe dhe anasjelltas”, theksoi Bajraktari.

Specialisti i Mjekësisë Interne – Kardiologjisë tha se rrezet e diellit, valët e diellit dhe rrezitja janë treguar mjaftë pozitiv në organizmin e njeriut. Ai u shpreh se në kohë pandemie këto aktivitete janë më se të mirëseardhura për shëndetin tonë.

“Konsumimi i kohës jashtë banesave, jashtë ambienteve të banueshme për qytetarët e shëndoshë por edhe tek ata me sëmundje të zemrës është një gjë e mirë dhe bënë mirë për organizmin e njeriut. Rrezet e diellit, valët e detit, noti, rrezitja janë treguar se kanë efekte pozitive në organizmin e njeriut dhe janë të sugjeruara që njerëzit e shëndetshëm, por edhe ata me sëmundje zemre të konsumojnë sa më shumë kohë në këto ambiente, sidomos në kohën e pandemisë janë këto aktivitete janë edhe më shumë të mirëseardhura”, deklaroi Bajraktari.

Profesor doktor Bajraktari shtoi se është e preferueshme që të gjithë personat të shfrytëzojnë kohën e mëngjesit si dhe atë të mbrëmjes për të dalë në shëtitje.

“Natyrisht ata që janë të shëndetshëm nuk duhet të kenë ndonjë kujdes të veçantë përveç se duhet ti shmangen ati pikut, ose kulmit të rrezeve të diellit pra të mos qëndrojnë në diell sidomos në orët e mesditës, të themi nga ora 11 deri në orën 16, por të kenë më shumë qasje në këto aktivitete, në kohët e hershme të mëngjesit dhe në kohët e vona, kur rrezet e diellit janë më pak pingule dhe gjithashtu, njerëzit e shëndetshëm duhet të kenë kujdes sa më shumë të konsumojnë ujë sepse mund të vijë deri tek goditja e diellit përkatësisht deri tek humbja e lëngjeve të organizmit. Këta njerëz për shkak të djersitjes së madhe kanë nevojë të konsumojnë më shumë pije të gjitha llojeve, por edhe ujë të natyrës që është më i shëndetshëm se sa të tjerat”, u shpreh ai.

Sipas mjekut Bajraktari, personat që kanë probleme të zemrës, për çdo veprim të daljes së tyre si dhe terapisë gjatë kësaj kohë, duhet të konsultohen me mjekun e tyre.

“Tek personat me probleme të zemrës dallon pak sepse ata duhet të jenë akoma me të kujdesshëm, sidomos në pikun e temperaturave të larta nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 16-17 të pasdites të rrinë më shumë nën hije të konsumojnë më shumë lëngje, dhe sidomos ata të cilët janë duke perdorur diuretic ose shkarkues sic janë llasiksi, furesenili etj, mbase me konsultimin e mjekut të tyre të zvogëlojnë dozën sepse këta pacient lirojnë lëngje më shumë nëpërmjet djersës dhe konsumimi i dozave të mëdha të diuritikve mund të sjellë komplikime në organizmin e tyre”, shtoi Bajraktari. /kp

Back to top button