Kaloni te përmbajtja kryesore

Karim Benzema largohet nga Kombëtarja e Francës

Karim Benzema i ka dhënë fund aventurës së tij me Kombëtaren e Francës.
Lajmin e ka dhënë vet sulmuesi, një ditë pas finales së Kupës së Botës ndërmjet Francës dhe Argjentinës.
“Bëra përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenar për këtë! Unë kam shkruar historinë time dhe ajo po merr fund këtu”, ka thënë Benzema.
Kujtojmë se sulmuesi i Real Madridit u lëndua pak para nisjes së Kampionatit Botëror dhe nuk luajti asnjë ndeshje, edhe pse javët e fundit u raportua se ishte rikuperuar.
Marrdhënja e tij me trajnerin Didier Deschamps raportohet se është thyer.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button