Hoti: Nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi që kryeministri Albin Kurti, ka inauguruar fillimin e fazës së dytë të punimeve për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore Fushë-Kosovë – Mitrovicë.
Sipas Hotit, Qeveria është duke promovuar projekte të qeverive të kaluara dhe se dy vite të qeverisjes së saj nuk mund të arsyetohen më kësi projekte.

“Nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”, siç ishte rasti me promovimin e nisjes së punimeve në Linjën hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë.
Do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie, së paku nisja e punimeve”, ka shkruar Hoti ndër tjera në Facebook./21Media 
Back to top button