Kartoni i kuq i kushton shumë Felixit

Transferimit më të ri të Chelseat, Joao Felix do t’i duhet të pres të paktën 30 ditë për të luajtur përsëri për “Blutë” e Londrës, pasi u përjashtua me karton të kuq për ndërhyrjen e rrezikshme në humbjen kundër Fulhamit mbrëmë.
Chelsea i pagoi afro 11 milionë euro Atletico Madridit për Felixin, i cili është nën kontratë me klubin e La Ligas deri në vitin 2027, në një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit.
Pas zyrtarizimit të Felix të mërkurën, trajneri i Chelseat, Graham Potter menjëherë e vendosi yllin portugez në formacionin e tij startues.
Sidoqoftë, debutimi i Felix te Chelsea u shndërrua në makth pasi që u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen e tij të rrezikshme ndaj mbrojtësit të Fulhamit, Kenny Tete në pjesën e dytë të ndeshjes.
Sulmuesi 23 vjeçar tani përballet me një suspendim prej tre ndeshjeve, por disa tifozë e kanë vërejtur se Felix nuk do të paraqitet për Chelsean përgjatë 30 ditëve të ardhshme.
Si pasojë e kartonit të kuq, Felix do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Chelseat në Premier Ligë kundër Crystal Palace, Liverpool dhe Fulham.
Paraqitja e radhës e Felix për Chelsean mund të jetë më 11 shkurt, ku skuadra e Potter udhëton drejt stadiumit “London” për përballjen me West Hamin në Premier Ligë.

Back to top button