OFK e mbështet projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave

Oda e Farmacistëve të Kosovës, sot ka bërë të ditur se e përkrah projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave.
Sa i përket çështjes së Autorizimit për Marketing, OFK ka theksuar se kjo është një nga kërkesat detyruese para se një produkt të lejohet të vendoset në përdorim në një (secilin) vend të caktuar.
“Ne si këshill drejtues kemi disa komente teknike dhe profesionale të cilat duhet të analizohen me kujdes nga grupi punues e posaçërisht marzhat e parapara pasi janë jetike në funksionimin afatgjatë të sektorit farmaceutik si me shumicë ashtu edhe me pakicë. Gjithashtu sa i përket çështjes së Autorizimit për Marketing ne si Institucion profesional theksojmë se kjo është një nga kërkesat detyruese para se një produkt të lejohet të vendoset në përdorim në një (secilin) vend të caktuar. Marrjes së certifikatës së Autorizimit për Marketing i paraprin një vlerësim i kujdeshëm i dosjes së produktit me të cilin do të dëshmohet cilësia, siguria dhe efikasiteti. Pastaj procedurat e ndryshme se si kjo kryhet janë të përcaktuara me legjislacionin përkatës.”, është bërë e ditur nga OFK, duke shtuar se “në të kundërtën mund të rrezikohet rëndë shëndeti publik i popullatës”.

Back to top button