Kasapolli: Letra e Kurtit pa kuptim, kurse Krasniqi renditi prioritetet

(Lajm i përditësuar)
Kasapolli: Letra e Kurtit pa kuptim, kurse Krasniqi renditi prioritetet
Analisti politik Gëzim Kasapolli, në ”Click” të RTV21, ka komentuar letrën e dërguar nga kryeministri Albin Kurti ndaj partive opozitare.
Sipas Kasapollit, Kurti ka tentuar të gjejë mbështetje me referenca kushtetuese, por letra e tij ka mungesë përmbajtjeje dhe kuptimi.
Kasapolli tha se përgjigjja e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, ka qenë më e qartë dhe e strukturuar, duke renditur qëndrime me prioritet.
”Në këtë letër ai ka dashtur të gjej mbështetje kushtetuese. Dallimi mes letrës së VV dhe përgjigjes së Krasniqit është se letra e Kurtit nuk ka kuptim, kurse e krasniqit ka renditje të qendrimeve të cilat janë me prioritet”, tha Kasapolli.
Kasapolli: 100 arsye që Krasniqi e Abdixhiku mos t’i shkojnë në takim Kurtit
Analisti politik, Gëzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 ka komentuar letrën e Albin Kurtit dërguar sot PDK-së dhe LDK-së.
”100 arsye që Krasniqi e Abdixhiku mos t’i shkojnë në takim Kurtit, si në aspketin personal ashtu edhe për vendin”, tha ndër tjera Kasapolli.
Sipas tij, ka arsye të justifikuara, teksa ka shtuar se ”shteti i Kosovës është i rrezikuar pikërisht për shkak të mos konstituimit të Kuvendit”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?