Kastrati dhe Likaj diskutuan për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21

 

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka pritur sot në një takim ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, me të cilin ka biseduar për fillimin e vitit të ri shkollor dhe riorganizimin e shkollave në këtë komunë.

Me këtë rast, kryetari Kastrati ka bërë të ditur se me ministrin Likaj janë dakorduar që fillimi i procesit mësimor të jetë në bashkërendim mes institucioneve qendrore dhe lokale.

“Sot në Kamenicë pritëm ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe kryesuesen e komisionit parlamentar për arsim Valentina Bunjaku-Rexhepi. Në këtë takim diskutuam për procesin e fillimit të vitit të ri shkollor 2020‚1 dhe çështjen e riorganizimit të shkollave në komunën tonë. Me ministrin Likaj, u dakorduam që koordinimi i procesit mësimor të jetë në bashkërendim mes institucioneve qendrore dhe lokale”, ka thënë ai.

Nga ana e tij, ministri Likaj ka deklaruar se kanë hartuar planin për fillimin e procesit mësimor.

“Ne i kemi analizuar të gjitha situatat, po ashtu kemi shikuar edhe modelet e vendeve të tjera dhe kemi hartuar planin. Mirëpo jemi duke pritur përkrahje financiare nga Qeveria e Kosovës, për t’iu ndihmuar komunave”, ka thënë ai.

Back to top button