Kastrati: Hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë është shqetësuese

 

Sot rreth orës 17:00, xhandarmëria serbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë Komuna e Kamenicës.
Në lidhje me këtë, kryetari i Kamenicës, Qëndron krastrati ka thënë se është shtë tejet shqetësuese që përsëri sot gjatë ditës disa paramilitarë apo militarë të armatosur serb, hyn në territorin e Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë.

Kastrati në Facebook ka shkruar se, provokimi i vazhdueshëm dhe terrorizimi i qytetarëve të kësaj ane, është i papranueshëm. Ky është kërcënim direkt për banorët e Karaçevës dhe për gjithë shtetin.

“Është tejet shqetësues që përsëri sot gjatë ditës disa paramilitarë apo militarë të armatosur serb, hyn në territorin e Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë. Siç shihet në edhe në video, ata kanë ardhur në një zonë të frekuentuar nga banorët e të gjitha moshave. Provokimi i vazhdueshëm dhe terrorizimi i qytetarëve të kësaj ane, është i papranueshëm. Ky është kërcënim direkt për banorët e Karaçevës dhe për gjithë shtetin tonë”, ka shkruar Kastrati.

Tutj,e i pari i Kamenicës ka bërë  të ditur se lidhur me këtë çështje u ka nisur shkresë zyrtare Presidentit të Kosovës, Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes e atij të Punëve të Brendshme, që konform kompetencave të tyre të veprojnë në këtë drejtim.

Për portali rtv21, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar tek vendi ku është raportuar rasti, porse, nuk kanë hasur në xhandarmërinë serbe. /21Media

Back to top button