Policia e Kosovës nuk ka hasur në xhandarmërinë serbe në Karaçevë

 

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar tek vendi ku është raportuar rasti, porse, nuk kanë hasur në xhandarmërinë serbe.

“Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë. Po ashtu është njoftuar edhe KFOR-i, pasi që mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për rtv21.tv

Sot rreth orës 17:00, xhandarmëria serbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë.

Këtë e ka bërë të ditur, Adhurim Krasniqi banor i këtij fshati dhe pronar i një restoranti pranë të cilit edhe kanë kaluar 11 pjesëtarë të uniformuar e të armatosur të xhandarmërisë serbe./21Media

Back to top button