Kastrati nënshkruan marrëveshje për renovimin e gjimnazit “Ismail Qemali”

 

Sot është nënshkruar marrëveshja për renovimin e gjimnazit “Ismail Qemali”.

Kjo marrëveshje mbështetet nga Fondi i Kosovës për Efiçincë të Energjisë, e cila financohet nga Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Komisionin Evropian.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka mirëpritur dhe falënderuar Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë për mundësinë e renovimit të hapësirave të kësaj shkolle.

“Edhe gjimnazi “Ismail Qemali” në Kamenicë po rregullohet. Pas renovimit të disa shkollave në Kamenicë, sot është nënshkruar marrëveshja edhe për renovimin e Gjimnazit “Ismail Qemali”. Nga Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë, do të bëhet rregullimi i hapësirave të kësaj shkolle, që nxënësit e komunës sonë të kenë kushte sa më të mira për mësim”, tha ai.

Gjithashtu Kastrati ka treguar se pas rregullimit të gjimnazit “Ismail Qemali”, do të renovohen edhe tri shkolla të tjera.

“Përkushtimin tonë për mësimdhënie e mësimnxënie cilësore po e dëshmojmë çdo ditë me punë, sepse arsimimin e brezave të rinj e kemi prioritet. Pas gjimnazit “Ismail Qemali”, pritet që të renovohen edhe tri shkolla të tjera. Urime për të gjithë!”, ka shtuar mes tjerash i pari i komunës.

Back to top button