Katalogu muzikor i De La Soul do të transmetohet nga marsi

Katalogu muzikor i De La Soul, duke përfshirë albumet klasike si “3 Feet High” dhe “Rising” i vitit 1989, do të vihet në dispozicion për transmetim që nga marsi.
Gjashtë regjistrimet e para të treshes hip-hop do të publikohen për herë të parë më 3 mars.
Çështjet komplekse të licencimit rreth përdorimit të qindra mostrave nga De La Soul e kanë penguar këtë lëvizje deri më tani.
“Nuk mund të besojmë se kjo ditë ka ardhur më në fund,” tha grupi në një deklaratë, “dhe jemi të emocionuar që mund të ndajmë muzikën tonë me fansat, të vjetër dhe të rinj”, u shprehën ata./21Media

Back to top button