Kaloni te përmbajtja kryesore

Katedralja “Shën Nënë Tereza” me program të pasur për Krishtlindje

Krishtlindjet në Kosovë

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, sot do të mbahet programi qendror dyditor i festës së Krishtlindjeve.

Sot prej orës 18:00 Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes organizon pritjen solemne në Qendrën “Bogdanipolis” në ambientet e Katedrales.

Prej orës 23:30 mbahet koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen “Shën Nënë Tereza”.

Ndërsa në mesnatë mbahet mesha solemne e Krishtlindjes, poashtu në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në kryeqytet, të cilën do të udhëheq Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës.

Ndërkaq nesër në ditën e Krishtlindjes prej orës 11:00 do të mbahet meshë po në Katedralen në Prishtinë.

Imzot Dodë Gjergji do të kremtojë meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren në ora 11:00.

Ndryshe, festa e Krishtlindjes është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera.

Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button