Katër elementet e Kurtit që janë të domosdoshme për paqe, stabilitet e siguri drejt BE-së

Kryeministri Albin Kurti, pas takimit në Tiranë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, theksoi katër elementet, që janë të domosdoshme për paqen, stabilitetin dhe siguri në rrugëtimin evropian.
“E para, sundimi i ligjit, i cili vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve, e dyta është demokratizimi, i cili mundëson media të lira, e të pavarura dhe verpon kundër autokratëve, e treta është ballafaqimi me të kaluarën e që nuk lejon në liri të ketë krinimel të luftës, e aq më pak në pushtet dhe e katërta është, reciprociteti, simetria, balanci i të drejtave të pakicave kombëtare në kundërshti me hegjomonitë nacionaliste në Ballkan.”, tha Kurti në konferencë për media, shkruan rtv21.tv

Kryeministri tha se nuk duhet të ketë fonde evropiane pa vlera evropiane.
“Fondet e Bashkimit Evropian për 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet patjetër të paraprihen, të shoqërohen me vlerat e Bashkimit Evropian.”, u shpreh Kurti nga Tirana./21Media

Back to top button