Katër ide si ta përdorni limonin për pastrim

Ekzistojnë disa mënyra ku ju mund t’i përdorni për pastrim duke përdorur dezinfektues natyral. Madje këtu ne iu ofrojmë katër ide që mund të iu ndihmojnë për pastrim duke përdorur limonin.
1. Dezinfektoni dërrasën e kuzhinës që prisni gjëra

Është mirë që dërrasa të pastrohet shpesh, si mund ta bëni këtë? Hidhni kripë sipër dërrasës, pastaj ndani një limon në gjysmë dhe fërkojeni duke e rrotulluar limonin në dërrasë. Pasi keni mbaruar këtë proces, lëreni 5 minuta dhe pastaj shpërlajeni.
2. Krijoni një sprej natyral pastrimi

Me një gotë ujë, një filxhan uthull dhe copëza limoni ju mund të krijoni një sprej pastrues shumë efektiv. Këta tre përbërës natyral, hidhini në një shishe që spërkat dhe lërini për një javë aty. Pas kësaj kohe ju mund të pastroni xhamat, pluhurat dhe çdo gjë tjetër që dëshironi.
3. Pastroni mikrovalën

Pasi ju keni ngrohur spagetit tuaja të preferuara, mikrovala patjetër është bërë me pika salce. Pas tharjes së tyre është shumë i vështirë pastrimi. Merrni një tas qelqi me ujë dhe fusni në të një gjysmë limoni. Vendoseni në mikrovalë për rreth 1-2 minuta dhe rezultati do të jetë mahnitës. Sepse avulli i limonit hidraton ushqimin e thatë dhe lehtëson pastrimin.
4. Dezinfektoni lavamanin tuaj

Hidhni kripë dhe limon në lavamanin e kuzhinës tuaj. Limoni jo vetëm pastron papastërtitë, por edhe njollat e lavamanit. Pasi të keni mbaruar lëshojeni ujin dhe freskia do të mbizotërojë.

Back to top button