Kaloni te përmbajtja kryesore

Kreshnik Uka fiton çmimin “Ylli i javës”

Federata e Futbollit e Kosovës sot ka njoftuar se  “YLLI I JAVËS” i xhiros së 9-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti Kreshnik Uka i FC Drenica.
Sulmuesi 26-vjeçar, është ndër më të merituarit për rezultatet pozitive të ekipit kuqezi nga Skenderaj, si me lojën e shfaqur, ashtu edhe me golat e tij.
Ukaj shënoi 2 gola në ndeshjen e javës së 9-të që skuadra e tij e mposhti FC Feronikelin. Me këtë fitore Drenica u rikthye në pozitën e liderit në BKT Superligë.
Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e skuadrës së Drenicës e dorëzoi Fatos Rushiti, menaxher i degës së BKT-së në Skenderaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button