Katër ndeshje radhazi pa fitore në Bundesliga, Bayerni e pëson nga Berisha

Gjiganti gjerman, Bayern Munich, pavarësisht formës së mirë në Ligën e Kampionëve, tani ka katër ndeshje pa fitore në Bundesliga.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “WWK Arena”, Bayerni ka pësuar humbje me rezultat minimal 1:0 kundër Augsburgut.
Kjo ishte ndeshja e katërt pa fitore e Bayernit në Bundesliga, pas tre barazimeve kundër Union Berlinit, Stuttgartit dhe Borussia Monchengladbachut.
Ndërkaq, golin e vetëm në ndeshjen e sotme e shënoi futbollisti kosovar me pasaportë gjermane, Mërgim Berisha, i cili vulos fitoren e Augsburgut në minutën e 59’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Augsburgu ngjitet në pozitën e 11 në tabelë në kuotën e nëntë pikëve, krahas Bayernit që tani zë vendin e katërt me 12 pikë të arkëtuara.

Back to top button