Katër pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

 

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 19 pacientë me COVID-19. Nga spitali kanë njoftuar se 9 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe katër pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, gjatë 24 orëshit të fundit raportohet se një pacient është shëruar.

“Aktualisht po trajtohen 19 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 9 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 1 Pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Back to top button