Katër përbërës që do t’ju ndihmojnë të keni një bark të sheshtë

 
Nuk ka asnjë pilulë magjike që do t’ju ndihmojë të humbni 13 kilogramë në javë pa cenuar shëndetin tuaj. Megjithatë, ne dëshirojmë të ndajmë një recetë për një pije të shijshme dhe të shëndetshme që do t’ju ndihmojë të humbni peshë më shpejt sesa do të bënit pa të.

Do t’ju duhet:
1 kërcell selino
1 kastravec me madhësi mesatare
1 gotë majdanoz i prerë
3 copë ananas të freskët
Lani mirë perimet dhe hiqni lëkurën e ananasit. I përziejmë të gjitha në blender. Mos shtoni kripë, piper, sheqer ose zëvendësues të tij në pije.
Lëngun e ananasit dhe të perimeve duhet ta pini brenda 15 minutash nga momenti i përgatitjes në mënyrë që të mos humbasë vetitë e tij.
Nëse e kombinoni këtë pije me sport dhe një dietë të shëndetshme, do t’i shihni rezultatet brenda një jave – barku juaj do të bëhet dukshëm më i sheshtë./21Media

Back to top button