Kaloni te përmbajtja kryesore

Katër persona dyshohet se kanë dhunuar një 20 vjeçare në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, të dyshuar për veprën penale “Dhunim”.
Policia ka njoftuar se rasti është raportuar në polici më datë 20.01.2021, ku dyshohet se një femër, 20 vjeçare, është dhunuar nga katër persona të dyshuar.
“Që nga dita e raportimit, policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu bastisjet në lokacione të ndryshme, si edhe ndërmarrjen e një varg veprimesh operativo policore, që rezultuan me identifikimin e personave të dyshuar A. O, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe D. R, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orësh, ndërkohë që hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button