Katër persona me komplikime nga gripi

Njëri në gjendje të rëndë shëndetësore

Katër persona janë hospitalizuar në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut nga të cilët tre janë me komplikime, kurse njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga Qendra Klinike njoftojnë se janë pranuar për kurim edhe tetë persona të tjerë me simptoma të virusit, përcjell TV21.

Në njoftimin për MIA, nga Qendra Klinike pohojnë se në mesin e të pranuarve nuk ka fëmijë. Ata shtojnë se pacienti i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk është i prekur vetëm nga gripi, por ka edhe sëmundje kronike të mushkërive. Nga atje pohojnë se i njëjti është pranuar mbrëmë dhe është vendosur në repartin për përkujdesje intensive./TV21

Back to top button